13.3 C
New York
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

Gërvalla pyetet për kritikat e Osmanit: Jemi në konventën e industrisë së drurit, për të tjerat flasim

- Advertisement -

Kryediplomatja Donika Gërvalla ka refuzuar të përgjigjej në lidhje me kritikat e presidentes Vjosa Osmani ndaj qeverisë ku ajo bën pjesë, përfshirë këtu marrëdhëniet me aleatët ndërkombëtarë.

Gërvalla gjatë një paraqitje publike të martën, nuk u është përgjigjur pyetjeve të Rtv 21.

“A është e vërtetë që po luhet bixhoz me aleatët ndërkombëtarë siç ka thënë presidentja?” – është pyetur fillimisht Gërvalla.

“Kemi ardhë në konventën e industrisë së drurit dhe është kënaqësi…” – u përgjigj ministrja e Punëve të Jashtme.

Sërish, ajo u pyet se cilat janë raportet me amerikanët, ku tha:

“…dhe është kënaqësi të shohësh zhvillimin e jashtëzakonshëm të kësaj pjese të industrisë sonë edhe me që jemi në këtë konventë…Për të tjerat flasim”

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit