7.8 C
New York
Saturday, November 16, 2024

Buy now

Gërvalla: Presidenti Rugova, 25 vjet pas luftës po zë vendin e merituar në Podujevë

- Advertisement -

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla në Podujevë, ku po zbulohet shtatorja e ish-presidentit, Ibrahim Rugova, tha se ai po zë vendin e merituar në këtë qytet, por jo vetëm në shesh si i bronztë, por edhe në zemrat e të gjithëve.

Gërvalla, foli në emër të qeverisë, ku vlerësoi lartë figurën e ish-presidentit Rugova, duke thënë se “vizioni i tij i qartë, mençuria, thellësia e mendimit, këmbëngulja në parime e sidomos dashuria që populli i Kosovës nuk ia kursyen as pas luftës, e shpëtoi vendin tonë nga një vorbull e rrezikshme”.

“Më në fund shtatorja e presidentit Ibrahim Rugova, 25 vjet pas luftës po zë vendin e merituar në këtë qytet. Jemi mbledhur për të nderuar figurën  më të rëndësishme të historisë së re të Kosovës, të përjetësojmë kujtesën, të kujtojmë trashëgiminë, e të zbulojmë figurën e skalitur të presidentit Ibrahim Rugova në bronztë”, tha Gërvalla.

“Po e bëjmë këtë në këtë datë kaq të rëndësishme për Republikën, e kaq domethënëse, në ditën e Kushtetutës së Kaçanikut. Sa domethënëse është vendosja e shtatores së presidentit Rugova pikërisht në qytetin e Podujevës, ku tubimi madhor i tij i pasluftës, u bë pikërisht në këtë shesh”.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit