9.8 C
New York
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

Gërvalla pjesë e konferencës së koalicionit anti-ISIS në Riad, me ftesë të Blinken

- Advertisement -

Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, sot ka njoftuar se po merr pjesë në një konferencë në Riad ku ka shkuar me ftesë të Sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken.

Ajo tha se Kosova është e angazhuar për të drejtat e njeriut dhe sigurinë kombëtare.

E nderuar që erdha në Riad me ftesë të Sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken dhe Princit saudit Bin Farhan Al Saud për të marrë pjesë në konferencën e Koalicionit Global. Kosova është e palëkundur në vendosmërinë e saj për të forcuar angazhimet për të drejtat e njeriut dhe sigurinë ndërkombëtare”, ka shkruar Gërvalla në Twitter.

Konferenca ku po merr pjesë Gërvalla është një Koalicioni Global kundër ISIS-it është një partneritet unik i 86 qeverive dhe institucioneve që punojnë për të degraduar dhe mposhtur atë.

Pjesëmarrja e Gërvallës në këtë konferencë me ftesë të Blinkenit vjen pas masave që mori SHBA ndërmori ndaj Kosovës pas tensioneve në veri të vendit ku u përmenden edhe udhëtimet zyrtare që mund të mos ndodhin as nga njëri e as nga tjetri vend.

“Do të befasohesha nëse në këto rrethana aktuale, në rrethanat në të cilat jemi tani, të kishte gatishmëri për vizita të nivelit të lartë, qoftë nga SHBA këtu, apo nga Kosova në SHBA”, kishte thënë ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit