5.2 C
New York
Sunday, February 23, 2025

Buy now

Gërvalla për kërcënimet e Serbisë me luftë: Kërkojnë një përgjigje të unifikuar

- Advertisement -

Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, tha se gjendja në rajon mbetet e komplikuar për shkak të luftës në Ukrainë, por edhe për shkak të problemeve të pazgjidhura mes vendeve të rajonit.

Në një konferencë për media, Gërvalla ka theksuar se Serbia është aleatja më e afërt e Rusisë.

“Kosova në vazhdimësi nuk e ka fshehur aspiratën e saj për tu anëtarësuar në NATO. E dimë që edhe brenda NATO-s dhe BE-së ka biseda intensive për situatën tonë”.

“Nuk mund ta heq faktin që fqinji ynë Serbia është aleati më i afërt i Rusisë – madje ka edhe marrëveshje të lidhura rreth politikës së jashtme të koordinuar”.

“Andaj edhe kërcënimet që i bën, kërkojnë një përgjigje të përbashkët, një përgjigje të unifikuar me qëllim që strategjitë e tilla të mos funksionojnë në vendin tonë”.

Gërvalla ka falënderuar ministren e Jashtme sllovene, Tanja Fajon për përpjekjet e saja të shumta për realizimin e interesave strategjike të Kosovës.

Ajo ka thënë se Sllovenia ka qenë përkrahëse për realizimin e interesave legjitim të Kosovës.

Gërvalla tutje ka thënë se kërcënimet që Serbia i bënë rajonit me luftë, kërkojnë një përgjigje të përbashkët.

“Kërcënimet me luftë që i bënë Serbia rajonit tonë kërkojnë një përgjigje të unifikuara”, tha Gërvalla.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit