7 C
New York
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

Gërvalla pas takimit me Billstrom: Mërgata është ura më e mirë që lidh Suedinë dhe Kosovën

- Advertisement -

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla pas takimit me homologun e saj suedez, Tobias Billstrom, ka thënë se kanë zhvilluar një bisedë të gjatë dhe miqësore.

Unë Ministrin e Punëve të Jashtme të Suedisë i cili ka ardhur edhe në funksionin e tij si përfaqësues i presidencës së BE-së, presidencës suedeze të Këshillit Evropian, e mirëprita sot në Aeroportin e Prishtinës. Patëm një bisedë të gjatë dhe miqësore në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës. Është një ditë shumë e rëndësishme për ne të kemi këtu presidencës suedeze pikërisht sot, kur dje jemi kthyer nga Strasburgu  ku është finalizuar përmes nënshkrimit të Parlamentit Evropian, të Këshillit dhe të raportuesit liberalizimi i vizave për qytetarët e Republikës së Kosovës”, u shpreh ajo.

Ajo tha se bashkë me ministrin Billstrom kanë diskutuar rreth zhvullimit të Kosovës.

Biseduam me ministrin Billstrom  natyrisht edhe rreth zhvillimit të Kosovës, biseduam për faktin që në Suedi kemi një mërgatë shumë aktive të integruar mirë e cila jo vetëm që është pjesë inetgrale e shoqërisë e vendit tonë, por kontribon në mënyrë shumë intensive edhe në shtetin ku ndodhet, pra në Suedi, në të gjitha fushat, si në ekonomi, si në arsim, ashtu edhe në fushat e kulturës të sportit dhe të gjitha fushat e tjera”, tha ajo.

Gërvalla u shpreh se mërgata jonë në Suedi, është siç u shpreh ajo, ura më e mirë që lidh Suedinë dhe Kosovën.

“Ne mendojmë që mërgata jonë në Suedi është ura jonë më e mirë që lidh Suedinë dhe Kosovën. Suedia ka qëndruar vazhdimisht në krahë të Kosovës, si para fillimit të luftës, ashtu edhe gjatë luftës, por sidomos pas përfundimit të luftës në rindërtimin e Kosovës dhe në njohjen e pavarësisë dhe në ndihmë të shtetit të Republikës së Kosovës, Suedia ka qenë gjithmonë prezente”, u shpreh tutje ajo.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit