5.9 C
New York
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

Gërvalla nuk solli asnjë njohje (Video)

- Advertisement -
Donika Gërvalla-Schwarz ka bërë shumë vizita jashtë vendit.

Rrjedhimisht, si ministre e jashtme, në gati dy vjet, ka takuar zyrtarë e diplomatë të huaj, e në jo pak raste, edhe nga shtetet që s’e kanë njohur Kosovën.

Pavarësisht kësaj, nuk arriti ta bind asnjë vend ta pranojë republikën që ajo e përfaqëson.

Lista e shteteve që e njohin Kosovën s’ka ndryshuar gjatë kohës kur Gërvalla Schwarz është ministre e jashtme dhe zëvendësshefe e qeverisë.

I fundit shtet që pranoi pavarësinë e shpallur më 17 shkurt 2008 në Prishtinë është Izraeli, në shtator të 2020-ës, falë ndërmjetësimit amerikan.

Në këtë kohë, qeveria ishte në dorë të Avdullah Hotit të LDK-së.

Në ministrinë që drejton Gërvalla Schwarz thonë se është punuar për njohje por e pranojnë që rezultati mungoi, për disa arsye.

Aty thanë se është destinuar buxhet e janë bërë fushata për të bindur shtetet mosnjohëse, sikur edhe për anëtarësimin në organizata ndërkombëtare, por pavarësisht lëvizjeve të bëra, nuk dihet kur mund të ketë diçka konkrete.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit