16.4 C
New York
Thursday, September 11, 2025

Buy now

Gërvalla ngushëllon për vdekjen e dy mërgimtarëve në Hungari: Po kryhen procedurat për kthimin e trupave

- Advertisement -

Ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla, ka ngushëlluar për vdekjen e Kushtrim Hoxhaj dhe Jetmir Rexhepi, të cilët humbën jetën në një aksident trafiku në Hungari.

Me dhimbje morëm lajmin për vdekjen e dy shtetasve të Republikës së Kosovës, Kushtrim Hoxhaj dhe Jetmir Rexhepi, në një aksident trafiku në Hungari. Sapo kontaktova me familjarë të viktimave dhe iu shpreha ngushëllime për humbjen e më të dashurve të tyre”, ka shkruar Gërvalla.

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=10223515218405543&id=1141617519&mibextid=Nif5oz

Ajo tha se aktualisht janë duke u kryer procedurat për kthimin e trupave dhe se për këtë janë angazhuar misionet diplomatike.

“Njëkohësisht i sigurova për mbështetjen institucionale, teksa Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës përmes misioneve diplomatike në Hungari dhe Gjermani, bashkë me autoritetet hungareze, po kryejnë të gjitha procedurat e nevojshme për kthimin e trupave të tyre. Ngushëllime familjes Hoxhaj dhe Rexhepi!”.

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=10223515218405543&id=1141617519&mibextid=Nif5oz

Të ngjashme

Të fundit