5.9 C
New York
Friday, January 31, 2025

Buy now

Gërvalla në takim me deputetë gjerman, në qendër të diskutimit anëtarësimi në KiE

- Advertisement -

Në margjinat e Konferencës së Sigurisë në Mynih, Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, znj. Donika Gërvalla, takoi një grup të deputetëve gjermanë, të cilët i informoi rreth proceseve politike në vend, situatën e sigurisë dhe ndryshimet thelbësore në komunat veriore, rezultatet e qeverisjes së mirë dhe prioritetet e politikës së jashtme të Republikës së Kosovës.

Gjatë takimit me deputetët, Niels Annen (SPD), Ulrich Lechte (FDP), Thomas Erndl (CDU/CSU), Andreas Schwarz dhe Armand Zorn (SPD) si dhe Alexander Müller (FDP), Ministrja Gërvalla i falënderoi ata për mbështetjen ndaj Kosovës duke theksuar se Gjermania është partnere e fuqishme e Kosovës dhe mbështetja e saj për Kosovën në proceset euroatlantike është thelbësore për paqen dhe stabilitetin e Ballkanit Perëndimor.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit