Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz, priti në takim delegacionin nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës, i cili po qëndron në Kosovë.
Në njoftimin e MPJD-së thuhet në një vizitë fakt-mbledhëse, në kuadër të anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës.
Në vazhdim, Gërvalla theksoi nevojën e anëtarësimit të plotë dhe të shpejtë të Republikës së Kosovës në organizatën kryesore të kontinentit për të drejtat e njeriut, me të cilën Kosova ndan vlera të përbashkëta.
Vizitës fakt-mbledhëse të raportueseve nga dy Komitetet përkatëse të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Azadeh Rojhan dhe Beatrice Fresko-Rolfo, i parapriu vizita e Bakoyannis si raportuese kryesore për përgatitjen e Opinionit për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, e cila qëndroi në Kosovë në fillim të muajit nëntor.
Pas votimit të opinionit të Bakoyannis në njërën nga sesionet plenare të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Komiteti i Ministrave vendos se kur të ftojë Kosovën si anëtare me të drejta të plota në Këshillin e Evropës.