8.7 C
New York
Thursday, April 17, 2025

Buy now

Gërvalla në seancën e Këshillit të Sigurimit: Ndërhyrja e NATO-s në Kosovë ishte ekzistenciale për të ndalur gjenocidin në Kosovë

- Advertisement -

Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, në fjalën e saj para Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, ka kujtuar ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për të ndalur gjenocidin në Kosovë.

Gërvalla ka thënë se ndërhyrja e NATO-s nuk ishte vetëm legjitime por ajo ishte ekzistenciale.

“Ajo përfaqësonte mbrojtjen e vlerave themelore të Kombeve të Bashkuara dhe të vetë njerëzimit, ndaljen e një gjenocidi që ishte në zhvillim, shpëtimin e jetëve të panumërta dhe qëndresën ndaj krimeve masive kundër njerëzimit,” ka theksuar Gërvalla.

Ajo ka shtuar se intervenimi ndërkombëtar i dha fund fushatës së gjenocidit dhe vrasjeve masive të ushtruara nga regjimi i Serbisë në Kosovë.

“Republika e Kosovës është shembulli më i mirë i asaj se si një ndërhyrje ndërkombëtare për të ndaluar gjenocidin, e pasuar nga mbështetja e palëkundur e bashkësisë ndërkombëtare, ka mundësuar ndërtimin dhe lulëzimin e një demokracie të plotë, evropiane dhe perëndimore. Përkundër kundërshtimeve të vazhdueshme nga Rusia, Serbia dhe aleatët e tyre, Kosova është shndërruar në një demokraci të konsoliduar dhe në një partnere të respektuar ndërkombëtare”, ka deklaruar Gërvalla.

Të ngjashme

Të fundit