Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz, ka mirëpritur debatin e anëtarëve të Parlamentit Evropian për tensionet në veri pas sulmit terrorist në Bansjkë të Zveçanit me 24 shtator. Ajo po qëndron në Parlamentin Evropian në Strasburg.
Me anë të një postimi në platformën X, Gërvalla u ka bërë thirrje anëtarëve të BE-së që të ndalojnë rrugën e Vuçiqit drejt konfliktit.
“Jam e inkurajuar nga takimet e shkëlqyera me anëtarët e PE-së sot në Strasburg. Sapo isha dëshmitare e një debati të fuqishëm në PE për agresionin e Vuçiçit, dënimin dërrmues dhe kërkesat e qarta: Duhet të ketë pasoja. Ne gjithashtu u bëjmë thirrje anëtarëve të BE-së që të ndalojnë rrugën e Vuçiçit drejt konfliktit”, ka thënë Gërvalla.