18.8 C
New York
Tuesday, October 21, 2025

Buy now

Gërvalla në OKB i kundërvihet Gjuriqit: Shprehja “Kosova dhe Metohija” s’ekziston, pi kafe me Radoiçiqin

- Advertisement -

Kryediplomatja në detyrë, Donika Gërvalla, është konfrontuar me Marko Gjuriqin e Serbisë në Këshillin e Sigurisë së OKB’së.

Gërvalla ka thënë se nuk ekziston termi “Kosova dhe Metohija” dhe se kjo është gjuhë e Sllobodan Millosheviqit dhe ndjekësve të tij, shkruan Insajderi.

“Më lejoni ta bëjë të qartë se nuk ka “Kosovë dhe Metohi” nuk ekziston zonja dhe zotërinj. “Kosova dhe Metohija” është një shprehje e qartë e ambicieve hegjemoniste të Serbisë për Kosovën. Për të thënë thjesht është gjuha e vjetër e Millosheviqit dhe atyre që e ndjekin atë”, deklaroi Gërvalla.

“Ne e percjellim propagandën e vazhdueshme të Vuçiqit që helmon popullatën serbe. Në Serbi mund të shihte grafite të mëdha, murale të mëdha si ky, ku shkruhet “Kur ushtria të kthehet në Kosovë”. Nuk shkruhet “nëse”, shkruhet “kur”. Ata nuk e fshehin qëllim e vetë, ata janë të qartë për këtë haptazi. Ne jemi në favor të dialogut dhe dua ta shfrytëzoj këtë rast”, tha ndër të tjera ajo, duke shpërfaqur muralin në fjalë para përfaqësuesve të tjerë.

“Komandanti i atij inkursioni ishte dora e djathtë e Vuçiqit për Kosovën, ndërkohë Vuçiqi e mban atë si mysafir nderi. Bashkësia ndërkombëtare duhet të bëjë presion në regjim, nëse s’ka pasoja ata do të eskalojnë edhe më tutje. Gjuriq e di këtë shumë mirë, ai nuk ka probleme me vrasës dhe dhunues, ai mund të ketë zë të butë por ai ulet në kafe me Radoiçiqin. Gjuriqi ishte përfaqësues i Vuçiqit me vite të tëra për Kosovën”, tha ndër të tjera Gërvalla.

Gërvalla ka përmendur edhe arrestimin e Arbnor Spahiut, ish-policit të Policisë së Kosovës, ku i ka bërë thirrje Serbisë që të lirohet ai

Të ngjashme

Të fundit