8.6 C
New York
Wednesday, April 16, 2025

Buy now

Gërvalla në Luksemburg, merr pjesë në takimin e Ministrave të Jashtëm të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor

- Advertisement -

Ministrja në detyrë për Punë të Jashtme dhe Diasporë, Donika Gërvalla, po qëndron në Luksemburg, ku do të marrë pjesë në një darkë pune me homologët e saj nga vendet anëtare të Bashkimit Evropian dhe të Ballkanit Perëndimor.

Ngjarja organizohet në kuadër të takimeve të Këshillit të Punëve të Jashtme të BE-së dhe do të fokusohet në temat kyçe të bashkëpunimit rajonal dhe procesit të zgjerimit të BE-së.

“Ky takim joformal është organizuar me ftesë të Përfaqësueses së Lartë të BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, znj. Kaja Kallas, dhe synon të ofrojë një platformë për një shkëmbim të hapur dhe të drejtpërdrejtë mes shefave të diplomacisë së vendeve të BE-së dhe atyre të rajonit”, thuhet në njoftimin për media të lëshuar nga MPJD-ja.

Të ngjashme

Të fundit