0.6 C
New York
Saturday, November 30, 2024

Buy now

Gërvalla në gazetën Der Standard: Lajçak shpesh i bën jehonë qëndrimeve të Vuçiqit

- Advertisement -

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donia Gëralla, ka thënë për emisarin e Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak, se shpesh ai mban pozicionin e Serbisë, madje sipas saj, “kjo e inkurajon presidentin serb Aleksandër Vuçiq që të përshkallëzohet.

Gjatë një interviste për Der Standard, Gërvalla ka deklaruar se situata në Veriun e Kosovës është shumë e rrezikshme, duke thënë se ka edhe trupa të “Wagner”.

“Përshkallëzimi është rezultat i një strategjie të gabuar. I dërguari i BE-së për dialogun ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, Miroslav Lajçak, shpesh mban qëndrimin e Vuçiqit. Jo vetëm që kjo është vdekjeprurëse për ndërmjetësimin; e inkurajon Vuçiqin të përshkallëzohet. Situata është jashtëzakonisht e rrezikshme, madje ka edhe trupa Wagner në vend. Një strategji e re nevojitet urgjentisht, duke përfshirë staf të ri, nëse duam të ndalet përshkallëzimi”, ka thënë Gërvalla.

Më tutje, ajo ka deklaruar se qëllimi i Rusisë në Kosovë është destabilizimi, duke thënë se partnerët perëndimorë nuk duan të dëgjojnë për atë që Kosova iu thotë për ndikimin rus.

“Ne kemi paralajmëruar për një kohë të gjatë, por shumë partnerë perëndimorë, përfshirë Austrinë, nuk duan të dëgjojnë apo shohin. Të flasin, të japin këshilla, këtë duan. Fatkeqësisht, gjërat po shkojnë mirë për Kremlinin”, ka deklaruar ajo.

E pyetur për masat që Bashkimi Evropian ka paralajmëruar të marrë ndaj Kosovës për shkak se e akuzon për situatën në Veri. Ajo thotë se ky është një gabim shumë i rëndë strategjik i BE-së.

Ajo përmendi edhe kidnapimin e tre policëve kosovarë, duke shtuar se është agresion nga Serbia.

“Ky është një gabim i rëndë strategjik. Kërcënimet kundër një demokracie kushtetuese aleate që mbron ligjin në fuqi dhe përfaqësuesit e zgjedhur kundër kriminelëve të dhunshëm që përdorin granata dore me copëza kundër ushtarëve të KFOR-it janë një sinjal fatal. Kjo fton përshkallëzimin – dhe presidenti serb Aleksandar Vuçiç po përshkallëzohet më tej: forcat speciale serbe kanë pushtuar vendin tonë dhe kanë rrëmbyer tre policë”, ka deklaruar ajo.

“Ky agresion i hapur është një alarm i kuq: kështu i nisi luftërat e tij ish-presidenti serb Slobodan Millosheviç në vitin 1991. Ne kemi paralajmëruar prej kohësh se do të ketë vdekje nëse Vuçiq nuk ndalet. Shembulli do të lërë gjurmë përtej rajonit. Sepse vë në pikëpyetje parimet dhe besueshmërinë e Perëndimit globalisht, siç dëgjojmë nga pjesë të tjera të botës”, ka thënë kryediplomatja.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit