Gërvalla mirëpret zgjedhjen e Kryesuesit të ri të Këshillit Prokurorial

- Advertisement -

“Shteti ligjor është realitet vetëm kur ligji e drejtësia sundon mbi çdo ndikim tjetër”, u shpreh Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, me rastin e zgjedhjes së Kryesuesit të ri të Këshillit Prokurorial të Kosovës, z. Arian Gashi.

Ministrja Gërvalla deklaroi se ky proces i kontribuon zbatimit të reformës së nisur kohë më parë nga institucionet tona për një shtet të së drejtës dhe një sistem prokurorial funksional.

“Funksionalizimi i plotë i Këshillit Prokurorial është thelbësor për zbatimin dhe thellimin e reformës në drejtësi, si dhe për forcimin e pavarësisë, integritetit dhe llogaridhënies në sistemin prokurorial”, cilësoi Ministrja.

Nga kjo përbërje e re, ajo deklaroi se pret që të kontribuojë me përgjegjësi në avancimin e mëtejshëm të reformës dhe në forcimin e sundimit të ligjit në vend.

Të ngjashme

Të fundit