1.9 C
New York
Thursday, December 12, 2024

Buy now

Gërvalla: Mediat po ngazëllehen, njerëzit e ‘Guxo’ që s’u përfshinë në lista po mllefosen

- Advertisement -

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla ka reaguar pasi dy degë të partisë së saj, “Guxo”, në Pejë e Ferizaj njoftuan se nuk do ta përkrahin për zgjedhjet parlamentare në shkurt të vitit 2025.

Gërvalla fillimisht ka akuzuar mediat se po “ngazëllohen” nga këto zhvillime, duke thënë se me këtë, “po sulmojnë” partinë Guxo.

Sipas saj, personat në fjalë nga strukturat e partisë së saj, janë “aktivizuar e zgjuar” dhe po shprehin mllefin duke thënë se “partia po shuhet, pasi nuk janë në lista zgjedhore”.

“Gjithmonë ka pasur dhe do të ketë persona, të cilët kur nuk përfshihen, për arsye të ndryshme, në listën e kandidatëve për deputetë, tek atëherë aktivizohen e zgjohen. Mllefin, jo rrallë, e shprehin duke personalizuar e privatizuar strukturat partiake dhe duke pretenduar se partia po shuhet pse ata nuk janë në lista zgjedhore.

Partia Guxo dhe e gjithë struktura e saj, dhe këtë e them me përgjegjësinë jo vetëm të bashkëkryetares së Partisë Guxo, por edhe si kryetare e Degës së Partisë Guxo në Pejë, sot është më e fortë, më e konsoliduar e më unike se kurrë.” – ka shkruar tutje ajo.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit