jndvitit me partinë e saj, ka shkruar se kasta e re politike që përbëhet nga ta do të ndërrojnë “në mënyrë të pakthyeshme fatin e vendit tonë”.
Gërvalla nuk ka shpejguar se çfarë do të thotë “ndërrim i pakthyeshin i fatit të vendit tonë”; dhe si bëhet që fati të ndërrohet, koncept ky mbinatyror dhe që në kuptimin semantik të fjalës shënon “ngjarje përtej kontrollit të personave apo njerëzve”.
Për më tepër, fati i vendit tonë – ose më mirë të themi objektivi dhe synimi ndaj të cilës ka konsensus nga të gjithë – është përfundimi dhe konsolidimi ndërkombëtar i shtetësisë; anëtarësimi në BE, NATO dhe OKB.
Megjithatë, Gërvalla s’ka shpjeguar se çfarë nënkupton me pohimin e saj.
“Pas vitit më të suksesshëm të mandatit tonë, na pret një vit i ri plot sfida, gjatë të cilit, ndryshimi fundamental, i nisur më 14 shkurt 2021 nga binomi Vjosa-Albini, do të thellojë edhe më tej konturet e tij të një ndryshimi, i cili në mënyrë të pakthyeshme do të ndërrojë fatin e vendit tonë”, ka shkruar Donika Gërvalla.