0.1 C
New York
Saturday, February 8, 2025

Buy now

Gërvalla me ftesë të Blinken merr pjesë në “Summit of the Americas” në ShBA

- Advertisement -

Ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla, me ftesë të Sekretarit të Shtetit, Antony Blinken, do të marrë pjesë në “Summit of the Americas” në ShBA.

Këtë e ka bërë të ditur shefi i Stafit të Gërvallës, Sharr Jakupi, përmes një postimi në rrjetin social Facebook.

Ai gjithashtu është shprehur se kjo është hera e parë që Kosova përfaqësohet në ketë samit.

“Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministrja e Punëve të Jashtme dhe e Diasporës, Donika Gërvalla, me ftesë të Sekretarit të Shtetit, Antony J. Blinken, do të marrë pjesë në “Summit of the Americas”, i cili do të mbahet në Los Angeles të ShBA-së. Kjo është hera e parë që Republika e Kosovës përfaqësohet në ketë samit”, ka shkruar Jakupi.

Jakupi, përmes këtij postimi, dha detaje edhe për takimet që do të zhvillohen atje.

“Në margjinat e këtij samiti, ministrja Gërvalla do të zhvillojë takime bilaterale me zyrtarë të lartë shtetërorë si dhe do të vazhdojë lobimin për të forcuar subjektivitetin ndërkombëtar të Kosovës”, shkroi tutje ai.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit