Ndonëse posti i presidentit/es nominalisht është figurë unifikuese dhe nuk i takon asnjë partie politike, Lista Guxo, e cila drejtohet nga Donika Gërvalla dhe Faton Peci është duke e përdorur fotografinë e presidentes Vjosa Osmani për ta konsoliduar këtë parti.
Në kuvendin themelues të degës së Listës Guxo në Gjermani shihet fotografia e Vjosa Osmanit së bashku me Gërvallën dhe Pecin, shkruan Scanner.
Sipas Nenit 83 të Kushtetutës së Kosovës “Presidenti është kreu i shtetit dhe përfaqëson unitetin e popullit të Republikë së Kosovës”.
Po ashtu, sipas Nenit 88 të Kushtetutës pika 1 “Presidenti nuk mund të ushtrojë asnjë funksion tjetër publik” dhe pika 2 “Pas zgjedhjes, Presidenti nuk mund të ushtrojë asnjë funksion në parti politike”.