9.1 C
New York
Monday, November 25, 2024

Buy now

Gërvalla lavdëron raportet me Amerikën, kritikon punën e Lajçakut në dialogun Kosovë-Serbi

- Advertisement -

Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla ka folur lidhur me raportet midis Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Kjo deklaratë vjen në prag të zgjedhjeve presidenciale që do të mbahen nesër.

“Nesër zgjedhjet që mbahen në SHBA, qytetarët do të vendosin se kush do të jetë presidenti dhe presidentja e tyre e ardhshme. Neve si Republikë e Kosovës, e cila përbën popullin më proamerikan në Kosovë, edhe një vend për të cilin SHB-të kanë qenë të rëndësishme, para, gjatë dhe pasluftës. Në çështje të zhvillim, pavarësisë dhe forcimit të rolit të Kosovës në skenën ndërkombëtare. Jemi më fat që në SHBA kemi pasur mbështetjen të dy kampeve. Edhe nuk shoh asnjë sinjal që një gjë e tillë të ketë ndryshuar gjatë rrugës.Prandaj, duke kryer detyrat shtëpisë në Kosovë, duke çuar përpara reformat, duke vendosur sundimin e ligjit në çdo cep të Kosovës, duke luftuar krimin e organizuar, atëherë miqësia dhe partneriteti me Amerikën kështu forcohet. Nuk forcohet me fjalë, as me deklarata, por forcohet me punë konkrete”, ka thënë Gërvalla.

Por kur ka folur për dialogun Kosovë-Serbi ajo ka pasur kritika për emisarin evropian, Mirosllav Lajçak.

“Ndërsa sa i përket dialogut, është e vërtetë siç kemi paralajmëruar, dialogu e udhëhequr nga emisari Miroslav Lajçak, nuk ka sjell rezultatet e dëshira dhe të premtuara. Prandaj që Komisioni i ardhshëm, do të kemi intervistimet e tyre nga ana e PE dhe shpresojmë që të fillojë punë sa më shpejt”, ka shtuar Gërvalla./Indeksonline/

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit