14.1 C
New York
Friday, November 15, 2024

Buy now

Gërvalla krenohet me një deklaratë 8 sekondëshe të Ursula von der Leyen për “zhvillimin mbresëlënës ekonomik”

- Advertisement -

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz po merr pjesë në Forumin Strategjik të Bledit në Slloveni.

Nga atje ajo është mburrur me një video tetë sekondëshe, në të cilën presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, në ceremoninë e hapjes kua ajo flet për “zhvillimin mbresëlënës ekonomik të Republikës së Kosovës”.

“Në Forumin Strategjik të Bledit në Slloveni, ku Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, në ceremoninë e hapjes vuri në pah zhvillimin mbresëlënës ekonomik të Republikës së Kosovës. #BSF2024”

Donika Gërvalla, gjatë ditës ka bërë të ditur se sot në Bled të Sllovenisë është pritur nga homologia e saj, Tanja Fajon.

Gërvalla ka shpërndarë disa fotografi të saja me Fajon, ku është atje për të marrë pjesë në kuadër të Forumit të Bledit.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit