7.6 C
New York
Sunday, November 24, 2024

Buy now

Gërvalla: Kosova ka bërë punë të shkëlqyer në sundim të ligjit

- Advertisement -

Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla, në një intervistë për “RTV SLO”, ka pretenduar për “hapa të rëndësishëm të vendit” në forcimin e sundimit të ligjit gjatë tre viteve të fundit.

Gërvalla pretendoi për përpjekje të përkushtuara të qeverisë në këtë fushë, duke i cilësuar arritjet e Kosovës si të lavdërueshme.

“Sundimi i ligjit në Kosovë gjatë 3 viteve të fundit nuk ka qenë thjesht një fjalë boshe. Përkundrazi, ka pasur përpjekje serioze dhe rezultatet të cilat janë konfirmuar nga të gjitha organizatat ndërkombëtare, qe vlerësojnë luftën kundër korrupsionit, sundimin e ligjit, standardet demokratike, lirinë e mendimit, të drejtat e njeriut, të drejtat e pakicave, të gjitha dëshmojnë se Kosova ka bëtë një punë të shkëlqyer”, ka thënë ajo.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit