1.7 C
New York
Saturday, November 30, 2024

Buy now

Gërvalla: Konferencat ndërkombëtare nuk mund të jenë zgjidhje për konfliktin bilateral mes Kosovës dhe Serbisë

- Advertisement -

Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, ka dhënë kritika për ecurinë e dialogut.

Madje ajo e ka quajtur të dështuar duke thënë se duhet alternativa tjera.

E pyetur në “Këndin e Debatit” në Tëvë 1 se një konferencë ndërkombëtare për Kosovën e Serbisë, ajo ka thënë se një gjë e tillë nuk është zgjidhje.

Gërvalla tha se Kosova është subjekt në dialog dhe se për të flasin përfaqësuesit e saj të zgjedhur nga qytetarët.

“Konferencat ndërkombëtare nuk mund të jenë zgjidhje për konfliktin bilateral që ekziston mes Kosovës dhe Serbisë. Kosova është shtet i pavarur dhe sovran dhe flet jo si objekt në tavolinë, Kosova është subjekt jemi një prej dy palëve të cilat duhet të negociojnë në këtë rast të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian… Konferencat ndërkombëtare nuk janë zgjidhje”, tha Gërvalla.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama kishte thënë muaj më parë se dialogu mes Kosovës dhe Serbisë të formalizohej kjo duhet të ngrihej në nivelin e një konference ku plani franko-gjerman të vendosej mbi tavolin, ndërsa të pranishëm të ishin edhe presidenti francez Emanuel Macron dhe kancelari gjerman Olaf Scholz.

Rama kishte vlerësuar se formati i tanishëm i Brukselit, qartazi nuk po i ofron asgjë paqes në këtë situatë të re.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit