10.8 C
New York
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

Gërvalla kërkon më shumë vota “për ta luftuar negativitetin e opozitës”: Po bëhet fushatë ndaj Kusari-Lilës

- Advertisement -

Partia Guxo ka mbajtur tubim me struktura dhe mbështetës të saj.

Kryetarja e kësaj partie dhe ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla,  ka thënë se Kosova që nga kjo qeverisje po përmendet si shteti më demokratik në rajon, numër një në Evropë për zhvillim ekonomik, ndërsa i dyti në botë për sundimin e rendit dhe të ligjit.

Mirëpo, sipas saj, kohëve të fundit ka pasur një fushatë kundër Qeverisë nga opozita e disa media, për bisedat e shefes së deputetëve të Vetëvendosjes,  Mimoza Kusari-Lilës me kriminelin Milan Radoiçiq.

“Kosova sot përmendet si shteti më demokratik në rajon dhe shteti numër një në Evropë për zhvillim ekonomik, si shteti i dytë në botë për sundimin e rendit dhe ligjit”.

“Të vendosur si në vitin 2021, do ta begatojmë jetën e Kosovës, duke mbajtur premtimin për një Kosovë më të mirë, ku qytetarët nuk largohen por kthehen dhe ku arsimi, shëndetësia e ekonomia bëhen shembuj për vendet e tjera”.

“Më lejoni të përmendi vetëm fushatën e fundit të opozitës dhe disa mediave. Çfarë ka për synim kjo fushatë për këtë luftë hibride?”, ka pyetur ajo.

Sipas saj, kjo fushatë ka qëllim ta paraqesë Kusari-Lilën si bashkëpunëtore të Radoiçiqit.

“Këtë se beson as fëmija në djep”, ka thënë Gërvalla.

Tutje, ajo ka kërkuar edhe më shumë vota në zgjedhjet e ardhshme, sepse “55% nuk janë mjaftueshëm për energjinë negative të opozitës”.

“Me 55% s’kemi mjaftueshëm vota për ta luftuar energjinë negative të opozitës. Andaj, na duhen më shumë vota”, ka thënë ajo, raporton EO.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit