29.7 C
New York
Monday, August 25, 2025

Buy now

Gërvalla: Kemi pasur rritja të jashtëzakonshme ekonomike

- Advertisement -

Ish-kryediplomatja në Qeverinë Kurti 2, Donika Gërvalla, ka deklaruar se gjatë mandatit të kësaj qeverie Kosova ka përjetuar një “rritje të jashtëzakonshme ekonomike”.

E ftuar në emisionin “Pressing”, Gërvalla u pyet nga gazetari Leonard Kerquki që të përmendte shembuj konkretë të punëve të mira të Qeverisë Kurti.

Përgjigja e saj u kufizua në fraza të përgjithshme, si “stabilizimi i ekonomisë”, “rritja e jashtëzakonshme ekonomike”, pa dhënë ndonjë dëshmi apo të dhëna që do ta mbështesnin këtë pretendim.

“Stabilizimi i ekonomisë, rritja e jashtëzakonshme ekonomike, rritja e pagave.” – deklaroi Gërvalla.

Sipas të dhënave Vjetari Statistikor nga Agjencia e Statistikave të Kosovës, periudha para pandemisë karakterizohej nga një rritje ekonomike relativisht e qëndrueshme, madje, në shumicën e këtyre viteve, rritja ishte më e lartë në disa vite sesa vitet 2023 dhe 2023.

Rritja prej 10.7 për qind në vitin 2021 – shpesh e trumbetuar si arritje nga Kurti – ishte kryesisht rezultat i rimëkëmbjes pas recesionit të paprecentë prej -5.3 për qind në vitin 2020, që erdhi si pasojë e goditjeve globale nga pandemia.

Të ngjashme

Të fundit