4.8 C
New York
Friday, February 7, 2025

Buy now

Gërvalla: ‘Kemi kërkuar nga KFOR-i mbylljen e hapësirës ajrore për Rusinë…’

- Advertisement -

Ministrja, Donika Gërvalla po raporton në Komsionin e Punëve të Jashtme.

Ajo së pari ka folur për situatën në Ukrainë, ku ditë më parë kanë filluar sulmet ushtarake nga ana e Rusisë, ndërkaq tha se Kosova është pozicionuar në krah të botës demokratike.

“Kosova shumë shpejtë dhe qartë është pozicionuar në krah të botës demokratike dhe botës së lirë. Jo vetëm sa i përketë luftës, por jemi rreshtuar duke iu bashkangjitur sanksioneve ekonomike, si të atyre të BE-së, ashtu edhe të SHBA-së”, u shpreh ajo.

Gërvalla gjithashtu u shpreh se kanë kërkuar nga KFOR-i që të bëhet mbyllja e hapësirës ajrore për Rusinë.

“Kemi kërkuar nga KFOR-i mbylljen e hapësirës ajrore për Rusinë. Komandanti i KFOR-it ka thënë se KFOR-i së bashku me NATO-n janë duke e shqyrtuar këtë kërkesë tonën. Na është premtuar nga KFOR-i dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës që se këtë kërkesë tonën do ta marrin seriozisht”, u shpreh tutje ministrja Gëvalla.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit