18.5 C
New York
Tuesday, June 17, 2025

Buy now

Gërvalla iu tha ndërkombëtarëve se “nëse Serbia na sulmon, ne e mbrojmë vendin”, Çitaku: Çfarë fyerje!

- Advertisement -

Sekretarja e përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku e ka quajtur fyerje deklaratën e kryediplomates në detyrë, Donika Gërvalla se “nëse Serbia na sulmon, të jeni të sigurt se ne e mbrojmë vendin tonë”.

“Për ta rrumbullaksuar: Donika Gërvalla ua paska bërë me dije ndërkombëtarëve se Kosova nuk është më ajo që ka qenë. Se, nëse na sulmon Serbia, kësaj here paska kush lufton e kush e mbron. Madje, ka folur edhe për heroizmin e Ukrainës. Çfarë fyerje! Çfarë fyerje dhe poshtërimi për mijëra gra e burra që guxuan ta mundin frikën, që e sfiduan vdekjen, që ëndërruan lirinë dhe luftuan për të”, shkroi Çitaku në një postim në Facebook.

Kjo, sipas Çitakut është “fyerje” edhe për “mijëra dëshmorë e heronj që e nderuan vendin me jetën e tyre”.

“Çfarë fyerje për ata burra e gra që, me urtësi dhe guxim, në rrethana lufte ndërtuan aleanca me botën demokratike, aleanca të cilat sot po i dëmtoni me papërgjegjësi”.

Çitaku tha se “e gjithë kjo nuk është vetëm mungesë mirënjohjeje”.

“Është mjerim. Dhe trishtim i madh”.

Të ngjashme

Të fundit