Deputeti shqiptar në kantonin e Bernit, Korab Rashiti duke iu referuar burimeve të tij ka njoftuar se në organizimin e konceritit nga Ambasada e Kosovës në Zvicër nuk mori pjesë asnjë diplomat i huaj.

Rashiti tha se pjesëmarrëse ishte edhe ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, por që sipas tij ajo “ishte shumë e izoluar”

“Dështimi diplomatik dhe i marrëdhënieve politike në Zvicër është i thellë dhe pasojë e qeverisë në largim. Kjo nuk mund të vazhdojë kështu. Duhet një ndryshim në diplomaci, veçanërisht në Zvicër”, shkroi mes tjerash Rashiti.

Postimi i plotë:

Mbrëmë, Ambasada e Kosovës organizoi një koncert me Filharmoninë e Kosovës në Zvicër. Sipas burimeve, pothuajse gati asnjë politikan zviceran dhe pothuajse gati asnjë diplomat i huaj nuk ishte i pranishëm. Zonja Gërvalla ishte aty, por shumë e izoluar.
Megjithatë, në këtë periudhë, të gjithë senatorët, këshilltarët kombëtarë dhe deputetët e kantonit të Bernës ndodhen në Bernë.
Dështimi diplomatik dhe i marrëdhënieve politike në Zvicër është i thellë dhe pasojë e qeverisë në largim.
Kjo nuk mund të vazhdojë kështu. Duhet një ndryshim në diplomaci, veçanërisht në Zvicër.