13.3 C
New York
Friday, October 18, 2024

Buy now

Gërvalla i shkruan letër Presidentit të AP-së në KiE: Po e përgatisim një draft statut për Asociacionin

- Advertisement -

Ministrja e Punëve të Jashtme e Kosovës, ka njoftuar se Qeveria po e përgatit një draft statut për Asociacionin të cilin do ta dërgoj në Gjykatën Kushtetuese.

Përmes një postimi në Facebook, Gërvalla ka njoftuar se për këtë e ka njoftuar Presidentin e Asamblesë Parlamentare të Këshilit të Evropës përmes një letre.

“Letra përmban zotimin që qeveria e Republikës së Kosovës do të përgatisë një draft për krijimin e një mekanizmi për vetmenaxhim, koordinim dhe bashkëpunim të komunave me shumicë serbe në Kosovë, i cili përmbush detyrimet e trashëguara ndërkombëtare të Kosovës, plotëson nevojat e qytetarëve të komunitetit serb të Republikës së Kosovës, por njëkohësisht respekton në tërësi dhe në secilin detaj të tij Kushtetutën dhe të gjitha ligjet e Republikës së Kosovës si dhe njëkohësisht edhe parimet e Këshillit të Evropës. Një draft i tillë i shërben në njërën anë synimit të qeverisë për të integruar komunitetet joshumicë dhe zbatimit të ligjeve të Republikës së Kosovës në të gjitha komunat”, ka shkruar jo.
Gërvalla ka njoftuar se drafti siguron jo vetëm respektimin e plotë të Kushtetutës dhe ligjeve të Republikës së Kosovës, por në të njëjtën kohë pamundëson ndërhyrjet e palejueshme nga jashtë, si në komunat e Kosovës, ashtu edhe në të gjithë vendin.
“Pas konkretizimit të sotëm të zotimit tonë për të bërë një hap të rëndësishëm dhe të prekshëm në përmbushjen e zotimeve tona, kërkojmë dhe presim nga Këshilli i Evropës që të përmbushë pjesën e vet të detyrimit dhe të ftojë Kosovën për t’iu bashkuar pa vonesë Këshillit të Evropës, si vendi të cilit jo vetëm që i janë vendosur më së shumti kushte për anëtarësim në këtë organizatë, por i cili i ka përmbushur të gjitha këto kushte. Kosova e pavarur dhe sovrane, si shtet ligjor dhe demokratik, mbetet në kursin e saj të palëkundur drejt anëtarësimit në NATO dhe BE”, ka shtuar ndër të tjera Gërvalla.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit