Home Lajme Gërvalla i reagon ashpër Borrellit: A po bëni thirrje për mosndëshkim të atyre që sulmuan NATO-n?

Gërvalla i reagon ashpër Borrellit: A po bëni thirrje për mosndëshkim të atyre që sulmuan NATO-n?

0
Gërvalla i reagon ashpër Borrellit: A po bëni thirrje për mosndëshkim të atyre që sulmuan NATO-n?

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, i ka reaguar deklaratave të kryediplomatit evropian, Josep Borell.

Gërvalla përmes një shkrimi në Twitter, ka pyetur nëse BE po bën thirrje për mos t’i ndëshkuar ata që sulmuan NATO-n.

Ajo ka shtuar se policia ka prova të qarta se i arrestuari i sotëm, ka marrë pjesë në sulmin kundër NATO-s.

“A po bën thirrje BE-ja për mosndëshkim për ata që sulmuan NATO-n? Policia ka prova të qarta se personi i arrestuar sot ka marrë pjesë në sulmin kundër NATO-s më 29 maj. Arrestimi u bë në bazë të nenit 71 të Kodit të Procedurës Penale të Kosovës, kështu që nuk ka asgjë jashtëgjyqësore.” – tha ajo.

Ndërkohë, më herët kryediplomati Borrell shkroi në Tëitter në lidhje me zhvillimet e sotme, u shpreh i “alarmuar”, duke thënë se “përshkallëzimi po bëhet edhe më i rrezikshëm”.

“Shumë i alarmuar nga situata në veri të Kosovës: arrestime jashtëgjyqësore të serbëve të Kosovës dhe Forcave të Sigurisë së Kosovës që marshojnë në Mitrovicën e Jugut; e ndjekur nga retorika e rëndë nga Serbia. Pavarësisht takimit të djeshëm të menaxhimit të krizës, përshkallëzimi vazhdon dhe po bëhet i rrezikshëm. Nuk do ta tolerojmë.” – ka shkruar ai.

Exit mobile version