20.6 C
New York
Friday, September 20, 2024

Buy now

Gërvalla godet BE-në që njohu pasaportën “kordinacija”: Duket që akterë në BE punojnë për ndarjen e pakicave

- Advertisement -

Ministrja e Punëve të Jashtme e Kosovës, Donika Gërvall Schwarz, ka thënë se vendimi i institucioneve të BE-së për të njohur pasaportat e lëshuara nga institucionet paralele të Serbisë dhe liberalizimi i vizave edhe për serbët e Kosovës që janë të pajisur me një pasaport të tillë është vendim që çon në rrugë të gabuar.

Ajo ka thënë se Kosova ka paralajmëruar partnerët evropianë për një gjë të tillë, derisa thotë se duket që në BE ka akterë të cilët s’janë të interesuar të integrojnë pakicat, por që t’i ndajnë ato.

Sa i përket çështjes së pasaportave që s’lëshohen nga institucionet e Kosovës, ne kemi paralajmëruar partnerët evropianë. Është vendim që çon në rrugë të gabuar, dhe të bën të kuptosh që disa akterë në BE s’janë të interesuar për integrim më të mirë të pakicave, por punojnë në drejtim të një ndarje të tyre. Ne mendojmë se është e gabuar”, ka deklaruar Gërvalla

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit