Në tubimin zgjedhor të Vetëvendosjes në Pejë, Donika Gërvalla është marrë gjerësisht me Ramush Haradinajn duke e akuzuar për lidhje me kryeterroristin Millan Radojçiq.
Tha se “me kismet të zotit” kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, “do ta largojmë nga Kuvendi i Kosovës”.
“Ende pa i fshi fotografitë me Radojçiqin, po na thotë që Kurti qenka bashkëpunëtor i Serbisë. Ky që Radojçiqin e mundi në Banjskë, e shpartalloi me bandat, e përzuri dhe izoloi brenda Serbisë”, tha ajo.
“E këtë fundit që nuk është pejan po ka sytë kah Peja, me kismet të zotit nuk po e kthejmë hiç në opozitë por po e largojmë krejt nga Kuvendi. Që këta njerëz kurrë të mos i afrohen pushhtetit, por na duhen gjymsë milioni zemra”.