18.2 C
New York
Saturday, May 17, 2025

Buy now

Gërvalla eskalon me fyerje ndaj opozitës: Nuk janë në mend, sinqerisht

Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka eskaluar në fyerje ndaj deputetëve të PDK-së, LDK-së dhe AAK-së.

Ajo ka thënë se deputetët e këtyre partive nuk janë në mend.

Pas seancës se sotme, Gërvalla ka thënë se deputetët e këtyre partive po refuzojnë të konfirmojnë mandatin e tyre.

“Unë nuk dua të paragjykoj asgjë për të shtunën. Mirëpo, deputetët të cilët refuzojnë të konfirmojnë mandatin e tyre, të cilin tashmë ua ka certifikuar KQZ-ja, sinqerisht që nuk janë në mend. Sinqerisht që jo! Prandaj, duhet të hiqet dorë nga destruktiviteti”, ka thënë Gërvalla.

Në këtë mënyrë, Gërvalla ka vazhduare fyerjet që shefi i saj Albin Kurti ka përdorur ndaj opozitës gjatë fushatës dhe pas fushatës zgjedhore.

Pas shpalljes se rezultateve preliminare, Kurti e kishte quajtur liderët opozitarë “hajvana”

Të ngjashme

Të fundit