12.8 C
New York
Sunday, November 9, 2025

Buy now

Gërvalla: Entuziazmi për të votuar i prekshëm gjithandej, votuam për Prishtinën që meriton shumë

- Advertisement -

Donika Gërvalla, njëra nga udhëheqëset e partisë Guxo, ka votuar për raundin e dytë të zgjedhjeve për kryetar të Prishtinës.

Ajo ka bërë me dje se gjithandej kryeqytetit po vërehet entuziazëm për të votuar.

Në profilin e saj në “Facebook”, Gërvalla ka shkruar se ka votuar për Prishtinën që meriton shumë.

“Entuziazmi për të votuar i prekshëm gjithandej, që në orët e hershme të mëngjesit në Prishtinë. Bashkë me Trierën dhe Bekimin, votuam në shkollën “Naim Frashëri. Ne votuam për Prishtinën tonë që meriton shumë. Dilni e votoni edhe ju, secila e secili, të gjithë. Ta kthejmë të gjithë bashkë ditën e sotme në festë të vërtetë të demokracisë. Ditë të mbarë për të gjithë. ❤️”, ka shkruar Gërvalla.

Të ngjashme

Të fundit