3.9 C
New York
Tuesday, December 2, 2025

Buy now

Gërvalla e “qëndis” një postim për Rugovën, anëtarët e Guxo që ishin te varri i quan dishepuj të Presidentit

- Advertisement -

Bashkëkryetarja e partisë “Guxo”, Donika Gërvalla, ka bërë një postim për 81-vjetorin e ish-presidentit Ibrahim Rugova, te varri i të cilit shkoi bashkë me anëtarët e partisë së saj për homazhe.

Postimin e saj, Gërvalla e nisi në vitin kur Rugova lindi më 1944 duke thënë se atëherë bota ishte në një “shtrëngatë apokaliptike”.

“Më 2 dhjetor 1944, bota ishte mbështjellur nga një shtrëngatë apokaliptike, Kosova po përjetonte në asht ashpërsinë e ripushtimit serb, por historia po buzëqeshte. Në një fshat të bukur të Kosovës, në fshatin Cerrcë të Istogut, në një familje që kishte përjetuar e do ta ripërjetonte shpejt goditjen e barbarëve, lindi një fëmijë. Nëna e tij nuk kishte se si ta dinte se kur mori në duar të posalindurin, po prekte brishtësinë e përjetshme dhe ndjeshmërinë e madhërishme të një vigani të historisë shqiptare. As nuk e dinte se emri, që po ia vënin, Ibrahim Rugova, do ta shënonte epokën e shqiptarëve të kohës së re, epokën e tij”, shkroi Gërvalla.

Bashkëpartiakët e saj që shkuan te varri i Rugovës, Gërvalla i quajti “dishepuj” të Rugovës. Ajo tha se me ta sollën kujtime të Rugovës e kohës së tij dhe tha se u pajtuan se shqiptarët ishin me fat që kishin një “figurë kaq madhështore” si Rugova.

“Bashkë me anëtarë të Partisë Guxo, të gjithë dishepuj të urtakut Rugova, shkuam për homazhe tek varri i tij, për ta kujtuar ditëlindjen e njeriut të mrekullueshëm, shkrimtarit, kritikut letrar, mendimtarit e intelektualit që u bë lider i shqiptarëve të Kosovës. Dërguam lule të freskëta, sikur kujtimi ynë për të. Ashtu si përherë, evokuam kujtime nga ai e nga koha që e ka vulën e tij dhe u pajtuam për një gjë: rasti i shqiptarëve, është ndër rastet e rralla në historinë botërore, kur një populli të vogël fati historik u kishte rezervuar një fat kaq të madh e u kishte sjellë në gjirin e vet një figurë kaq madhështore si Presidenti Ibrahim Rugova. Emri dhe vepra e Ibrahim Rugovës mos u harroftë kurrë! U jetësoftë ëndrra e tij për Kosovën!”.

Të ngjashme

Të fundit