Gërvalla e lavdëron ambasadorin e BE-së: Ai e kuptonte Kosovën, takimet me të ishin frytdhënëse

- Advertisement -

Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla ka marrë pjesë në një drekë lamtumirëse të organizuar nga Ambasada Gjermane, pas përfundimit të mandatit të shefit të Zyrës së BE-së në Kosovë, Aivo Orav.

Në një komunikatë për media, nga MD thuhet se Gërvalla shprehu mirënjohjen e saj për angazhimin e ambasadorit Orav.

“Takimet me të ishin gjithmonë frytdhënëse dhe të drejtpërdrejta, sepse ai e kuptonte thellë Kosovën dhe kontribuonte në gjetjen e zgjidhjeve më të mira për avancimin e proceseve strategjike dhe reformave kyçe”.

“Ambasadori Orav po largohet nga Kosova e detyra e tij zyrtare si diplomat, por do të mbetet gjithmonë e gjithnjë mik i vërtetë dhe shumë i çmuar i Kosovës. Faleminderit, Ambasador Orav!”, ka thënë ajo.

Të ngjashme

Të fundit