6.5 C
New York
Monday, November 25, 2024

Buy now

Gërvalla e Konjufca i shkarkuan nëntë diplomatë, Avokati i Popullit e bën “horë” MPJD-në: Cenuat sigurinë juridike

- Advertisement -

Nëntë diplomatë të Kosovës, të cilët ishin shkarkuar në vitet 2022 dhe 2020, nga ana e ministrave Donika Gërvalla dhe Glauk Konjufca, u ankuan te Avokati i Popullit për shkeljen e të drejtave të tyre dhe arbitraritetin e vendimeve. Tashmë në adresë të ministres Gërvalla ka shkuar një opinion, ku renditen disa shkelje.

Institucioni i Avokatit i Popullit, në një opinion disa faqësh, të cilin e ka siguruar Nacionale, ka gjetur goxha shkelje, përfshirë mosreferimit nga ana e MPJD-së të ligjit që rregullon marrëdënien e punës.

“Avokati i Popullit…konsideron se MPJD nuk i është referuar fare legjislacionit që rregullon marrëdhënien e punës përkatësisht nuk i është referuar fare dispozitave të Ligjit për Shërbimin Civil, që përcakton ndërprerjen e marrëdhënies së punës” – thuhet në opinionin e Avokatit të Popullit, duke kërkuar që këto vendime duhet të jenë në pajtim me dispozitat ligjore.

Tutje, në opinionin e nënshkruar nga Avokati i Popullit, Naim Qelaj, është vlerësuar se veprimet e MPJD-së cenojnë sigurinë juridike të ish-diplomatëe, duke sqaruar se “veprimet e tilla bien ndesh me parimin e sundimit të ligjit”.

“…Avokat i Popullit…konsideron se mosrespektimi i parimit të sundimit të ligjit drejtpërdrejtë interferon në cenimin e parimit të respektimit të lirive dhe të drejtave të njeriut, të përcaktuar me Kushtetutë” – shkruhet tutje.

Në përfundimin e tij, Avokati i Popullit e bën të qartë se vendimet e nxjerrura nga Gërvalla dhe Konjufca nuk bartin frymën e sundimit të ligjit.

“Avokat i Popullit vlerëson se në rastin konkret vendimet e MPJD nuk duket se në vete bartin frymën e sundimit të ligjit e po ashtu nuk janë në harmoni me konceptin e pritshmërisë së ligjshme dhe të arsyeshme dhe të sigurisë juridike” – përundon Avokati i Popullit.

Ngadhnjim Makolli, tash avokat, ishte njëri nga diplomatët e shkarkuar që ishte ankuar te Avokati i Popullit. Avokati Makolli e ka mirëpritur këtë opinion, duke e cilësuar si “të bazuar”.

“Prandaj, konkluzioni se veprimet e Ministrisë kanë qenë të kundërligjshme, kundërkushtetuese dhe në kundërshtim me parimet bazë të së drejtës dhe sundimit të ligjit, është më se i drejtë dhe i mbështetur” – ka thënë Makolli për Nacionalen.

Në përgjigjen e tij, Makolli ka vlerësuar se MPJD-ja ka bërë shkelje të dyfishtë.

“Në rastin konkret, Ministria jo vetëm që ka shpërfillur dispozitat kushtetuese dhe ligjore të brendshme të Kosovës, por gjithashtu ka vepruar në kundërshtim me standardet ndërkombëtare të mbrojtura nga Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Kjo përbën një shkelje të dyfishtë – si të legjislacionit të brendshëm, ashtu edhe të detyrimeve ndërkombëtare që ka marrë përsipër Republika e Kosovës” – ka theksuar Makolli.

Duke folur për cenimin e sigurisë juridike, Makolli ka sqaruar se vendimet e MPJD-së janë të rrezikshme.

“Në këtë kontekst, mënyra se si Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka marrë këto vendime është jo vetëm e gabuar, por edhe e rrezikshme për mirëqenien e të drejtave të punonjësve të saj. Vendimet për largimin nga puna të këtyre zyrtarëve janë marrë pa ndonjë proces transparent dhe pa respektuar standardet ligjore. Kjo qasje është kundër frymës së sundimit të ligjit dhe drejtësisë që duhet të karakterizojë çdo veprim të administratës publike” – ka shtuar Makolli.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit