13.1 C
New York
Friday, May 23, 2025

Buy now

Gërvalla ‘e godet’ Duda Baljen pasi tha se i kanë ofruar vend pune për ta votuar Haxhiun: Kuvendi s’është pazar ku shitemi e blihemi

- Advertisement -

Deputetja e betuar nga radhët e VV-së, Donika Gërvalla është deklaruar për media pas dështimit të 20-të me radhë për konstituimin e legjislaturës së nëntë në Kuvendit të Kosovës.

Gëvalla tha se kjo bllokadë është shije e keq kundrejt Kosovës për ndërkombëtaret e edhe për Serbinë.

“Një parlament i cili e bllookon vetëveten, nuk jemi te zgjedhja e Qeverisë, jemi të konstituimi i Parlamentit dhe një parlament i cili e bllokon vetëveten natyrisht që lë shije të keqe edhe te miqtë tanë, por edhe te ata që na duan më së paku”, tha Gërvalla.

E pyetur edhe për deklaratën e deputetes Duda Balje, e cila deklaroi se i kanë ofruar vend punë në Shkup për ta votouar Haxhiun, ajo u shpreh se nuk ka asnjë informacion, teksa tha se duhet ta kujtojnë të gjithë se Kuvendi nuk është tregëti.

“Absolutisht nuk kam asnjë informacion për këtë, por i bëjë thirrje edhe znj.Balje edhe z.Hoxha që të heqin dorë nga qasja bllokuese, sepse nuk jemi këtu në pazar ku shitemi dhe blihemi”, tha Gërvalla para mediave.

Të ngjashme

Të fundit