18.3 C
New York
Friday, April 25, 2025

Buy now

Gërvalla: Duhet hequr dorë nga sjellja bllokuese që të vazhdojmë me formimin e institucioneve

- Advertisement -

Deputetja e zgjedhur nga LVV-ja, Donika Gërvalla, ka theksuar se më e rëndësishmja është që opozita të mos bllokojë procesin e konstituimit të Kuvendit.

Pas dështimit të seancës konstituive, Gërvalla ka thënë se kryetari i Kuvendit duhet të zgjedhet dhe të vazhdohet me institucionet tjera.

“Është e rëndësishme të theksohet se kush e bllokon procesin – si në jetën private, ashtu edhe në atë publike – ai që voton kundër, e bllokon. Prandaj, duhet hequr dorë nga sjellja bllokuese. Duhet zhbllokuar Kuvendi, duhet zgjedhur kryetari dhe duhet të vazhdojmë me institucionet e tjera”, ka thënë Gërvalla

Të ngjashme

Të fundit