Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka shkruar në platformën “X”, në lidhje me sulmin terrorist ndaj Policisë së Kosovos. Ajo, duke shpërndarë një postim të Kurtiti, ka shtuar se dronët e sekuestruar nga grupi terrorist që kreu sulmin në Banjskë, janë dëshmi tjetër që Serbia është e përfshirë në këtë sulm.
”Dronët e sekuestruar nga grupi terrorist kanë dhënë dëshmi të tjera për përfshirjen e drejtpërdrejtë të Serbisë në sulmet kundër Republikës së Kosovës”, ka shkruar Gërvalla.
The drones seized from the terrorist group have provided further evidence of the direct involvement of Serbia in the attacks against the Republic of Kosova. https://t.co/kSTwxENSUJ
— Donika Gërvalla-Schwarz (@gervallaschwarz) October 1, 2023
Gjatë ditës së diel Policia e Kosovës, ka ndarë me publikun video të reja, të inçizimeve të marrura nga dronët që Policia ka sekuestruar, prej bastisjes së këtij grupi terrorist.