11.3 C
New York
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

Gërvalla dikur thoshte se do të dërgojë dosje në Hagë, tash e mohon: Nuk kam thënë se do të jem dëshmitare

- Advertisement -

Ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla, ka komentuar sërish një deklaratë të dhënë vite më parë, ku ajo e pranonte se do të dërgojë dosje në Gjykatën Speciale të Hagës.

“Unë kam dëshmi me shkrim në zarfe të mbyllura që janë paraqitur organeve të ndryshme, i kam në shtëpinë time në Bon. I kam dërguar dikund. Aty ku unë kam parë të arsyeshme, unë jam juriste. Dikund tjetër. Përmenden vrasjet e pasluftës, dhe janë të gjitha temat që këtu janë prezantuar organeve, nuk është diçka që shpiket e re, këtu është marrë EULEX-i”, deklaronte ajo.

Në pyetjen e gazetarit Fidan Rama aso kohe se kush do të merret me këto dosje, ajo e konfirmon se është Gjykata Speciale.

Megjithatë, mbrëmë në Kanal10, Gërvalla e mohoi të ketë deklaruar se do të jetë dëshmitare në Gjykatën Speciale.

“Aty ka pasur shumë gjëra. Nuk kam deklaruar asnjëherë që do të jem dëshmitare në Gjykatën Speciale. Pretendime ka pasur plot z.Sadiku, dhe çdo ditë nga një pretendim të ri”, tha Gërvalla.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit