-1.3 C
New York
Friday, January 24, 2025

Buy now

Gërvalla: Deri tani nuk është konstatuar ndonjë shkelje, ambasadori Berishaj vazhdon punën

- Advertisement -

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka thënë se ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, i përfolur si i implikuar në një aferë të pastrimit të rreth 600 mijë eurove nëpërmjet kompanisë së tij, i ka raportuar me shkrim për këtë rast.

Gërvalla ka thënë se këtë raport e ka krahasuar me raportet e tjera dhe deri më tash nuk është konstatuar ndonjë shkelje.

“E kam takuar, që atëherë më ka raportuar me shkrim versionin e tij. E kam krahasuar versionin e tij me Slloveninë, Kroacinë etj. Ambasadori Berishaj vazhdon punën. Nëse në të ardhmen jo vetëm për Berishajn, por për cilindo ambasador do të konstatojmë shkelje ligjore, natyrisht që do të marrim masa”, është shprehur Gërvalla gjatë një konference për media të martën, ku ka prezantuar dy projekte për diasporën.

Disa media kanë raportuar për dyshimin se Berishaj i ka transferuar rreth 600 mijë euro nga një llogari bankare në Mal të Zi, në xhirollogaritë e politikanit slloven, Robert Golob, tash kryeministër.

Ai ka mohuar të ketë marrë pjesë në pastrimin e parave, por që pas ngritjes së dyshimeve, në Kosovë janë shtuar thirrjet për shkarkimin e tij nga posti i ambasadorit në Zagreb.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit