2.1 C
New York
Saturday, February 1, 2025

Buy now

Gërvalla dërgon emra të ambasadorëve në Komisonin për Punë të Jashtme

- Advertisement -

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës tashmë veçse ka dërguar emrat e ambasadorëve në Komisionin për Punë të Jashtme, e cila është duke u mbajtur në konfidencialitet të plotë deri në përzgjedhjen e tyre. Ministrja e këtij dikasteri, Donika Gërvalla, ka deklaruar se do të dërgojë në këtë komision emrat për tri shtetet pa ambasadorë: Turqi, Maqedoni e Veriut dhe Norvegji.

Anëtarja e Komisionit për Politikë të Jashtme nga radhët e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ka bërë të ditur për Lajmi.net se kanë pranuar emrat e ambasadorëve nga MPJD-ja, mirëpo përzgjedhja, siç u shpreh ajo, po bëhet në konfidencë të plotë.

“Ne Komision para disa jave i kemi pranuar disa vende dhe emra por nuk mund te i jap tani sepse eshte ne konfidence te plote”, ka deklaruar ajo për mediumin.

Për dërgimin e tre emrave në këtë Komision ka paralajmëruar edhe Gërvalla-Schwarz, teksa ka thënë se emrat do të mbesin të fshehtë deri në momentin e aprovimit nga ana e komisionit.

“Mund të ju them që momentalisht i kemi tre ambasadorë të konsideruar politik që kanë kaluar në Komisioni Parlamentar. Është ambasadori që duhet të shkojë në Turqi, ambasadori në Maqedoni dhe ai që duhet të shkojë në Norvegji. Këto janë procedura që janë konfidenciale deri në momentin e aprovimit”, pati deklaruar ajo.

Diplomacia e Kosovës në Maqedoni të Veriut vazhdon të funksionojë me të ngarkuar detyre. Politikën e jashtme të Kosovës atje po e udhëheq Prindon Sadriu, Zotëriu i Pari i vendit. 

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit