Ministrja e Jashtme e Kosovës, në seancën e sotme të Këshillit të Sigurimit ka kërkuar që kryediplomati serb, Ivica Daçiq të sillet para drejtësisë ndërkombëtare.
Ajo e ka akuzuar atë për krime lufte, vrasje masive dhe përdhunime.
“Ata që janë përgjegjës për gjenocid janë ende në pushtet. Vuçiq ishte ministër i propagandës së Millosheviqit. Ai ende vepron si ministër i propagandës. S’ka pasur as keqardhje por ka pasur përbuzje të së vërtetës. Fasada që shihet nga politikanët. Ivica Daçiq, kryediplomat është përgjegjës për vrasje masive, dhunim, dhe duhet të sillet para Tribunalit për Krime Lufte”, tha ajo.
Gërvalla lavdëroi progresin që ajo thotë se ka nddhur në Kosovë, ajo thotë se ka pasur investime të mëdha nga jashtë si dhe ka plane për investime tjera.
Siç thotë Gërvalla, kërkesa e presidentes Osmani për investime është “përqafuar” nga të gjitha shtetet e botës.