Gerta Gixhari është bërë mbrëmë pjesë e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP 4”.
Gazetarja e ka nisur ditën e sotme e përlotur. Në ditën e parë të qëndrimit në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, ajo shprehet se ndjen mall për djemtë e saj.
“Që kur u çova sot, u çova me idenë e çunave. Janë mirë, janë shumë mirë”, u shpreh Gerta.
Ndërkohë djemtë e shtëpisë i qëndruan pranë dhe e inkurajuan për iniciativën që ka marrë.
“Nuk është ndonjë gjendje e jashtëzakonshme jo”, u tha ajo djemve që e pyetën nëse mund t’a ndihmojnë me ndonjë gjë për të kaluar këtë gjendje.