Në ekranin e Top Channel ka nisur “Goca dhe Gra” me një panel me pesë personazhe mjaft të njohura, Rudina Dembacaj, Egla Ceno, Gerta Gixhari, Loredana Brati dhe Kleoniki Delijorgji. Teksa po diskutonin në lidhje raportin që George Clooney ka me parnteren e tij, Amal ku ka treguar se sekreti i një marrëdhënie të shëndetshme është se ata nuk kanë pasur asnjëherë asnjë zënkë mes tyre. Rudina dhe Egla nuk e besuan këtë dhe dhanë aryset e tyre pse, ndërkohë që Gerta u shpreh duke bërë një kragasim edhe me partnerin e saj.
Ka edhe burra në Shqipëri që i duan gratë dhe janë të dashuruar si të thuash me marrëdhënien e tyre bashkëshortore. Kështu që unë edhe e besoj. Ne kemi arritur në një pikë që nuk bëjmë sherre ku nuk duhet të flasim me njëri-tjetrin. Madje unë i kam treguar edhe Loredanës kur ishim brenda në shtëpinë e BBV që sa herë debatojmë, diskutojmë, ndoshta edhe mund t’i ngrejmë tonet sepse normal jemi njerëz dhe kemi nerva por nuk mbajmë kurrë mëri.
Jeta pas “Big Brother VIP 4”, Gjesti i thotë të gjitha: Më mungon koha me Eglin, jashtë…
Më tej Gerta shtoi se: Gjëja më perfekte që unë kam gjetur në ekulibrin tim të marrëdhënies është që të mos qëndrosh me kokë mënjanë për 2-3 ditë apo 1 javë siç bëjnë zakonisht.