16.1 C
New York
Wednesday, May 14, 2025

Buy now

Gërmimi në varrezat e Dragodanit, deklarohet Hoti

- Advertisement -

Të mërkurën janë kryer gërmime në varrezat e Dragodanit në Prishtinë, pasi dyshohet se është zbuluar një trup që mund t’i përkasë periudhës së luftës së fundit në Kosovë.

Lajmin e ka konfirmuar kryesuesi i Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, Andin Hoti.

“Po, ka gjetje, mund të jenë të luftës, por këtë e përcakton ADN-ja,” ka deklaruar shkurt Hoti për Telegrafin.

Autoritetet janë në pritje të rezultateve të analizave të ADN-së për të konfirmuar identitetin dhe prejardhjen e mbetjeve trupore të gjetura.

Të ngjashme

Të fundit