Është bërë një vit prej se zyrtarisht liroi detyrën e ambasadorit në Maqedoninë e Veriut. Por, i shkarkuari, Gjergj Dedaj, vazhdon të mos i ketë mirë raportet me familjen presidenciale Sadriu.
I njëjti, në Sytë 7 në Klan Kosova, tha se “e presidenten Osmani nuk kamë pas kontakt asnjëherë në jetën time, dhe me presidenten Osmani nuk do të kem kontakt asnjëherë në jetën time”.
E këtë raport të thyer, sigurisht e ka si pasojë edhe të shkarkimit nga ambasada në Shkup.
Dedaj, që është president nderi i Partisë Liberale, thotë se Vjosa Osmani-Sadriu “për mu nuk është presidente, një presidente që është e obligar me mbrojt unitetin e gjithë qytetarëve të Kosovës, komunitete fetare etnike, bënë dallime, edhe mafioze, do thosha, ai ose ajo nuk mundet me qenë president i vendit”.
I njëjti ka folur edhe për bashkëshortin e presidentes, Prindon Sadriun, sa ishin kolegë punë në ambasadën e Kosovës në Maqedoninë e Veriut.
I njëjti ka folur edhe për bashkëshortin e presidentes, Prindon Sadriun, sa ishin kolegë punë në ambasadën e Kosovës në Maqedoninë e Veriut.