9.8 C
New York
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

Gërdovci: Komuna e Prishtinës ka hapur thirrjen për subvencionimin e mbjelljes së grurit

- Advertisement -

Drejtoria e Bujqësisë në Komunën e Prishtinës sot ka hapur thirrjen për subvencionim me pagesa direkte për mbjellje dhe kultivim të grurit.

Këtë e ka bërë të ditur Drejtori i Bujqësisë në Komunën e Prishtinës, Plator Gërdovci.

Në një postim në Facebook, Gërdovci është shprehur se ky hap është ndërmarrë në mbështetje të zhvillimit rural në kryeqytet, duke parë rritjen enorme të nevojës për shtimin e sasisë së grurit.

“Si asnjëherë më parë nevoja për ta rritur sasinë e grurit është shumë e madhe andaj mbështetja për fermerët është e domosdoshme. Sot, kemi hapur thirrjen për aplikim për subvencionimin e mbjelljes së grurit me sipërfaqe prej 0.50 ha deri në 2.00 ha. Aplikimi është i hapur deri më 17 tetor 2022”, ka shkruar Gërdovci.

Kriteret e aplikimit dhe informatat tjera i gjeni këtu: https://prishtinaonline.com/…/thirrje-per-aplikim…

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit