Edhe pse ai ndoshta do të donte që ata të ishin të ngazëllyer për praninë e tij, ai pak e dinte se nata do të merrte një kthesë tjetër.
Me një mikrofon në dorë dhe një fjalim në mendje, Pique u ngjit në skenën në klubin e natës në Madrid, kur brenda pak sekondash, turma shpërtheu në një kor brohoritjesh për Shakiran.
Turma ishte aq e zhurmshme sa fjalët e tij humbën në këngë. Videot u përhapën me shpejtësi në internet, duke kapur takimin e papritur të Piques me të kaluarën e tij.
Shakira! Shakira!”, turma këndoi disa herë.
Mes të qeshurave dhe provokimeve, Pique i mori të gjitha me qetësi dhe pavarësisht vështirësive fillestare, ai filloi ngadalë të komandonte turmën, duke e lejuar përfundimisht të fliste.
Turma e klubit e përcolli me gëzim himnin ikonik të Shakirës, ”Waka Waka”, pjesë e Kupës së Botës 2010.
Pjesa interesante është se pikërisht nga kjo këngë nisi çdo gjë për ish-çiftin, duke i bashkuar ata në një histori dashurie që filloi si një film romantik dhe përfundoi si një dramë.
Para arritjes në klubin e natë, ylli i futbollit në pension thuhet se bëri një kërkesë specifike dhei kërkoi pronarit të klubit dhe DJ-të që të mos luanin muzikën e Shakirës.
Shakira dhe Gerard njoftuan ndarjen e tyre në qershor 2022 pas më shumë se një dekade së bashku. Që nga ndarja, ylli bottëror i ka bërë referenca muzikore ish-it dhe të dashurës së tij të re, Clara Chia Marti.— që përflitet se shpejt do të bëhet gruaja e tij.